
Durim Jasharaj nga shoqëria civile ka konsideruar se në takimin e ardhshëm mes Kosovës e Serbisë në kuadër të dialogut, Bashkimi Evropian do të propozojë një dokument përmes së cilit dy ekipet do të mund të negociojnë tutje në bisedime.
Kjo sipas tij, vjen pas propozimit të draft-vizionint të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti i cili në takimin e fundit me presidentin serb Vuçiq, propozoi draft-vizionin e tij, që sipas Jasharajt aty paraqiten disa principe se si do të mund të rregullohet statuti i themelimit të Asociacionit, shkruan Gazeta10.
“Tani BE-ja do të mundohet të propozojë një dokument i cili mund të jetë dokument që palët mund të negociojnë tutje me të. Prej gjuhës që po përdorin ndërmjetësuesit e BE-së, çfarëdo propozimi që mund të vije në takimin e ardhshëm, do të jetë i papranueshëm për Kosovën, për sovranitetin e saj e për rendin kushtetues.”, u shpreh Jasharaj në Info10 në Kanal10.
Çfarëdo propozimi tjetër nga ana e BE-së për themelimin e Asoicacionit sipas Jasharajt, do të jetë i papranueshëm për Kosovën.
Jasharaj ka shtuar se zbatimi i marrëveshjes do të jetësohet në momentin kur Kosova e Serbia do ta njohin njëra tjetrën./Gazeta10