Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

“Gogoli ka emër” – Topalli për serbët e veriut: Tani ata nuk duan negociata, por ‘vetëvendosje’

Gazeta10
08 May 2023 - 20:45

Ish-deputeti i VV-së, Faton Topalli ka thënë se nuk është bërë pishman për emërtimin e dikurshëm të Asociacionit, si ‘gogol’ të procesit të dialogut.

Topalli në Politiko në Kanal10 tha se ‘gogoli’ për kryeministrin dhe kryetarin e VV-së, Albin Kurtin po kthehet në një qenie normale, duke e normalizuar kështu edhe zbatimin e marrëveshjes për themelimin e Asociacionit, transmeton Gazeta10.

“Gogoli ka emër. Gogoli është krijuar nga VV-ja si gogol, si diçka e tmerrshme. Aty është krijuar gogoli, dihet kush e ka krijuar. Por, interesant është se ka një ndryshim të madh, sepse ky gogoli po kthehet ngadalë në një qenie normale pikërisht nga ata që e kanë krijuar gogolin.”, deklaroi Topalli.

Sipas tij, parulla kryesore e partisë së Kurtit që erdhi në pushtet me të, ‘Jo negociata, Vetëvendosje’, tani është bërë pjesë e dëshirës së serbëve të Kosovës.

“Unë nuk i kam rënë pishman në krijimin e gogolit. Kam qenë pjesë e opozitës në atë kohë. Tash ka ndryshuar edhe situata. Është interesant sepse në kohën sa kam qenë aty, VV-ja thonte jo negociata, Vetëvendosje, tash serbët e veriut po thonë në një far mënyrë jo negociata, vetëvendosje.”, tha tutje Topalli./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.