
Publicisti njëhershëm komentator politik në Kanal10, Halil Matoshi i është kundërpërgjigjur kryekuvendarit, Glauk Konjufca i cili gjatë ditës së sotme deklaroi se themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe duhet të jetë vetëm brenda kronizës së Kushtetutës së Kosovës, në të kundërtën sipas tij, s’ka logjikë as dialogu me Serbinë.
Matoshi ia ka kujtuar Konjufcës një qëndrim të tij të para dy vieteve teksa kishte deklaruar se Kosova mund ta bëjë Asociacionin edhe nëse duhet ndërrimi i Kushtetutës, shkruan Gazeta10.
Për këto ndryshime të qëndrimeve, Matoshi ka akuzuar me fjalë të ashpra pushtetin.
Madje në një moment e ka quajtur vetëvrasje klasike, tendencën e palës kosovare për tu tërhequr nga procesi i dialogut me Serbinë.
“Ky zotëri, Glauk Konjufca vitin e kaluar apo para dy viteve ka thënë se mund të bëjmë Asociacion edhe nëse duhet ndërrimi i Kushtetutës. A është Glauku i qatëherit apo i sontmi. Këta (qeveria), paria e shtetit tonë e ka humbë topin. Ma s’janë tu ditë çka janë tu thanë. çdo tendencë për me dalë prej dialogut njëanshëm, ose me i mbetë faji Kosovës është vetëvrasje klasike, se s’ki ku shkon. Thuna opsionin kah ke me ia majtë nëse jo në BE, kah Rusia, kah Kina a kah Erdogani. Prandaj, duhet me i mbledhë mend e cka të thotë BE-ja e Amerika duhet me ba.”, deklaroi Matoshi në Politiko./Gazeta10