
Zëvendësministri i Arsimit i emëruar sot, Taulant Kelmendi ka reaguar pas pranimit të detyrës së tij, duke treguar objektivat kryesore që ka në fushën e arsimit.
Kelmendi ka thënë se përkushtimin më të madh do ta ketë për ndërlidhjen e arsimit me kërkesat e tregut, shkruan Gazeta10.
“Do vazhdojmë angazhimin për ndryshime thelbësore në arsimin tonë, duke siguruar që të gjithë nxënësit dhe studentët të kenë mundësinë të marrin një arsim cilësor dhe të përgatiten për botën e sotme dhe të ardhmen. Ndërlidhja e arsimit me kërkesat e tregut të punës është sfidë e rëndësishme në arritjen e këtij qëllimi. Unë jam i gatshëm të eksplorojmë mënyrat më të mira e inovative për të arritur objektivat e Qeverisë tone”, ka shkruar ai.
Zëvendësministri Kelmendi ka theksuar se do të punojë ngushtë me ministren, Arbërie Nagavci, dhe ekipin e saj për të arritur qëllimet, ku theksohet arsimi cilësor progresiv./Gazeta10