Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

9 maji ditë pushimi, deputetja e VV-së thotë se duhet të diskutohet publikisht

Gazeta10
09 May 2023 - 18:17

Pas shumë kritikave të sotme, se nga të gjitha vendet përbërëse të Bashkimit Evropian, Kosova e cila nuk është e pranuar në këtë bashkësi, është e vetmja që feston 9 Majin si festë zyrtare, është diskutuar mjaftë shumë se a do duhej që kjo ditë të jetë festë zyrtare.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fjolla Ujkani ka konsideruar se që të vendoset se a të jetë kjo festë apo jo, duhet vendosur nga shoqëria civile e pastaj institucionet, shkruan Gazeta10.

“Kjo do duhej të ishte një çështje që do duhej të dilte në publik të diskutohej nga shoqëria, Kuvendi e Qeveria si një trekëndësh ku asnjëri s’bën pa tjetrin. Dhe së fundi të vendosim se a duhet kjo datë të jetë pjesë e festave zyrtare apo nuk duhet të jetë.”, ka deklaruar ajo në “INFO10”.

Tutje, Ujkani e cila është edhe pjesë e Komisionit për Integrime Evropiane ka thënë se Kosova ka bërë hapa të mirë drejt integrimit në BE.

“Është mirë që Kosova tashmë ka hedhur hapa pozitiv drejti integrimit në BE. Ku së fundmi e kemi liberalizimin e vizave, ku do të udhëtojmë pa viza nga janari i 2024. Pra është një periudhë që në kosovarët të shohim si funksionojnë shtetet e BE-së dhe ata të binden se çfarë na takon e çfarë s’na takon. Së fundi e kemi edhe dorëzimin për aplikimin për KiE, në të njëjtën kohë edhe dorëzimin e dosjes për statusin kandidat për në KiE. Kjo do të thotë që kosovarët e ndjejë tani më edhe de jure vetën si pjesë e Bashkimit Evropian.”, ka thënë ajo./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.