Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kadrijaj i dhuron Kurtit fotografinë me Ernest Lumën: Shokun e lëvizjes studentore e ke larguar nga puna, turp

Gazeta10
15 October 2026 - 11:52

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, ia ka rikujtuar kryeministrit Albin Kurti se e ka larguar nga puna në Radio Televizionin e Kosovës (RTK) gazetarin Ernest Luma, me të cilin kishte qenë shok në lëvizjen studentore.

Kadrijaj e ka cilësuar këtë veprim si të turpshëm, ndërsa gjatë seancës së sotme të Kuvendit të Kosovës, ia ka dhuruar Kurtit një fotografi të përbashkët të tij me Lumën.

“Ermes Luma është një gazetar me integritet dhe personalitet. Si mundet Albin Kurti shokun e vet te lëvizjes studentore me e largu nga puna. Kjo është turp, kjo është marre. Reflekto kryeministër se e ke pas shok e ke shok dhe mos i lejo këto borde dhe këta njerëz politik me largu gazetar që janë me integritet. Foton po ta dhuroj dhe shiko çfarë turpi po bën”, ka thënë Kadrijaj./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.