Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kadrijaj: Institucionet po funksionojnë më normalisht, por fjala e lirë nuk duhet të shuhet

Gazeta10
15 October 2026 - 11:34

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadrijaj, ka thënë se zhvillimet e fundit kanë sjellë një ritëm më normal të funksionimit të institucioneve, por ka theksuar se kjo nuk duhet të jetë arsye për të shmangur kritikën ndaj Qeverisë.

Gjatë diskutimeve në Kuvendin e Kosovës, Kadrijaj ka vlerësuar se Kuvendi duhet të mbajë një rol aktiv mbikëqyrës dhe të jetë kritik ndaj vendimeve dhe veprimeve të ekzekutivit.

Ajo ka veçuar rëndësinë e ruajtjes së lirisë së shprehjes, duke paralajmëruar se fjala e lirë duhet të mbrohet dhe se Kuvendi nuk duhet të lejojë kufizimin e saj.

“Fjala e lirë nuk duhet të shuhet, kjo nuk duhet të lejohet nga ky Kuvend”, ka deklaruar Kadrijaj.

Ajo ka theksuar se funksionimi më normal i institucioneve nuk duhet ta zbehë rolin e Kuvendit në mbikëqyrjen e Qeverisë dhe në mbrojtjen e parimeve demokratike./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.