Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

“Ambasada britanike, zëdhënëse e Kurtit“ – Berisha me akuza të rënda: Kanë lobuar për VV-në

Gazeta10
09 May 2023 - 21:03

Çështja e krijimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, ka bërë që komentatori politik, Ridvan Berisha të shpërthej në disa akuza në edicionin e sotëm të “Politikos”.

Berisha ka akuzuar Ambasadën e Britanisë se po e bën zëdhënësinë e Kurtit duke thënë se kanë lobuar që Vetëvendosje të vie në pushtet.

“Bën Britania e Madhe lojëra edhe shumë bile me kontekstin politik. Ambasada e Britanisë, ambasadori, është cicërrim e VV-së në këtë rast. Ambasada e Britanisë në Kosovë, pikërisht ambasadorët. Kanë lobu sa kanë mujt pro Vetëvendosjes, e din ata bablokat që janë për skej ambasadorit aty.”, ka thënë ai në Kanal10.

Por, sipas tij këtë ‘rol’ nuk e ka vetëm kjo ambasadë, sepse edhe gruaja e ish-ambasadorit të SHBA-ve, Philip Kosnet ka bërë të njëjtën gjë.

“Ambasadorët kanë mision në këtë pikë me drejtu Kurtin. Ambasadorët përpara tij janë zëdhënës të Kurtit, kanë avoku sa kanë mujt për me ardh ai në pushtet. Edhe gruaja e ambasadorit Kosneti që dilke i rreke tepsijat e kosijat.”, deklaroi ai.

Kujtojmë se sot, ambasadori britanik Nicholas Abbott, ka bërë thirrje që Kosova ta propozoj draft-statutin e saj për Asociacionin./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.