
Dialogu Kosovë-Serbi dhe qëndrimi i vendit tonë drejt këtij procesi, ka përplasur panelistët e “Politikos”, Blerim Gashi dhe Ridvan Berisha, në edicionin e sotëm.
Përderisa Berisha e cilësuar dobët këtë proces, duke thënë se nga tavolina e diskutimit është hequr njohja, ka thënë se interesi i tij është që shteti ynë të mos qëndroj në këmbë të qelqit por të jetë i fuqishëm e demokratik.
“Është hekur nga procesi njohja reciproke. Është hequr formalisht, krejt çka po kërkohet është një normalizim marrëdhëniesh mes Kosovës e Serbisë, finalja është ndërtimi i paqes. Mua më intereson shteti im sa është i fortë e demokratike, për të qëndruar jo në këmbë të qelqit po të forta për të qëndruar në këmbë të forta.”, deklaroi Berisha.
Por, kjo gjë duket se e ‘’shqetësoi’’ veshin e opinionistit, Gashi i cili i tha me shaka se “këmbët e qelqit nuk i solli Albini, këtu i gjeti”, shkruan Gazeta10.
Megjithatë, kundërpërgjigjes së Gashit me shaka, gazetari Berisha iu kthye me një ‘shpërthim’ duke thënë se Kurti erdhi në pushtet me flamurin lara-lara e të gjitha gjërat që u krijuan me propozimin e Ahtisaarit dhe ai i kundërshtoi.
“Kosova e 2023 është demantu nga Kurti. Pse Ahtisaari ia mundësoi me u bë kryeministër të Kosovës është tjetër gjë. Fillimisht ilegalisht ia ka mundësu Ahtisaari me ardh në pushtet. Ka ardh me Ahitsaarin kam e kry në pushtet, me flamurin lara-lara e krejt të tjerat.”, tha Berisha, të cilit iu përgjigj shkurt e ashpër Gashi “Jo, jo vota e qytetarëve ia ka mundësu, jo Ahtisaari. Ahtisaari ka lënë boll tjera sene.”./Gazeta10