Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

“Propozimi merre ose leje” – Spahiu: Qeveria të përgatitet, mos të flejë

Gazeta10
10 May 2023 - 0:14

Njohësi i çështjeve politike Nexhmedin Spahiu ka deklaruar se në fazën aktuale të procesit të dialogut Bashkimi Evropian si ndërmjetësues do të sjellë në tavolinën e takimeve një propozim tjetër për themelimin e Asociacionit përmes së cilit do të mund të përafroheshin shqetësimet e dy palëve negociuese.

Që ky propozim të jetë i pranueshëm për Kosovën, Saphiu tha se Qeveria nuk duhet të flejë, por të përgatitet në përballjen e radhës me Serbinë në Bruksel, shkruan Gazeta10.  

“Palët nuk mund t’i përafrojnë qëndrimet. Ajo çfarë është e pritshme të ndodhë është që ndërmjetësit të vijnë me një propozim të vetin. Duke i marrë pjesët më të arsyeshme, shqetësimin e Kosovës që Serbia të mos ndikojë në politikën e jashtme të Kosovës. Dhe ajo e Serbisë që komuniteti serb në Kosovë të jetë i mbrojtur nga agresiviteti i barbarëve, që në këtë rast janë kosovarët.”, deklaroi Spahiu në Prime Time.

Ndërsa shtoi se mundësitë për të nisur lufta janë të mëdha në rastin kur Serbia nuk do të tregohet konstruktive në dialog me kërkesat e Bashkimit Evropian./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.