
Tha se ikja e qytetarëve është normale, Hoti i reagon Bislimit: A janë normal këta çfarë po flasin?
Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka kritikuar zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, pasi i njejti ikjen e qytetarëve nga Kosova e ka cilësuar si normale.
Në profilin e tij në “Facebook”, Hoti ka shkuar se a janë normal këta çfarë flasin?
“Largimi i qytetarëve nga Kosova qenka normale sipas qeveritarëve?! Si mund të jetë normale nëse largohen nga vendi më shumë se 100 mijë qytetarë në dy vitet e fundit?! Ky numër përbën rreth 7% të popullsisë nga mosha 24 vjeç e sipër. Shtrohet pyetja, a janë normal këta çfarë po flasin?”, ka shkruar Hoti.
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka deklaruar sot se ikja e qytetarëve nga Kosova është fenomen normal.
“Në Kosovë, në Ballkanin Perëndimor ose në Evropën Lindore ka pasur në vazhdimësi tendenca për migrim. Diku gjysmë milioni mjekë që operojnë në Bashkimin Europian nuk janë të lidhur me Bashkimin Europian. Do të thotë, migrimi është diçka normale, është pjesë e tendencave të individit dhe familjeve për të përmirësuar standardet e jetesës”, ka thënë Bislimi.