
Dy persona vdiqën dhe qindra të tjerë u evakuuan pasi dy zjarre shpërthyen “pothuajse njëkohësisht” në një ishull grek pranë Athinës, thanë zyrtarët e zjarrfikësve, ka raportuar BBC.
Rreth 200 zjarrfikës po punonin për të parandaluar që zjarret binjake të bashkoheshin në ishullin e Salaminës, i cili ishte nën një rrezik të lartë zjarri të dielën.
Zjarri i parë u raportua në orën 14:40 sipas kohës lokale (11:40 GMT) pranë bregdetit jugor të ishullit dhe u përhap me shpejtësi për shkak të erërave të forta, i ndjekur nga i dyti rreth 20 minuta më vonë në lindje.
Më shumë se 360 persona janë evakuuar deri më tani nga deti, raportojnë mediat greke.
Pesë anije patrullimi janë dërguar në zonë dhe disa anije të tjera private janë vënë në dispozicion për ndihmë, shtoi ai.
Një numër avionësh dhe 50 automjete zjarrfikëse janë vendosur gjithashtu.
Zjarri i parë shpërtheu në një zonë të përzier banimi dhe pyjore në Peristeria, një qytet jugor në ishull, tha në një deklaratë shefi i zjarrfikësve Vasilios Vathrakoyannis, i ndjekur nga i dyti në qytetin lindor të Selinias.
Ai tha se zjarrfikësit që po merrnin pjesë në shuarjen e flakëve të para gjetën dy trupa në vendngjarje.
Të paktën katër persona janë dërguar në një qendër shëndetësore lokale me djegie.