Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Engin Gençoglu largohet nga Trepça

Gazeta10
10 May 2023 - 13:55

Trajneri turk, Engin Gençoglu i ka dhënë fund aventurës së tij me skuadrën e Trepçës.

Gençoglu u largua nga klubi mitrovicas një ditë para ndeshjes së tretë finale kundër Pejës.

Lajmin për largimin e trajnerit turk, Trepça e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Klubi i basketbollit Trepça njofton se me marrëveshje të dyanshme ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin Engin Gençoglu. Skuadrën deri në fund të plejofit e drejton Ilir Selmani, që deri më tani ishte në shtabin teknik. Klubi e falënderon Gençoglun për kontributin e dhënë në skuadrën tonë. Bashkë kemi fituar Kupën e Kosovës dhe kemi arritur në finale të plejofit. Të gjithë në klub janë të përkushtuar që skuadra të shfaq më të mirën në ndeshjen e nesërme ndaj Pejës”, thuhet në njoftimin e klubit.

Trajneri turk erdhi te Trepça në janar të këtij dhe me “Xehtarët” arriti që të fitoj Kupën e Kosovës.

Ai arriti që ta dërgoj klubin mitrovicas deri në finale të Play-Offit.

Trepça të enjten luan ndeshjen e tretë finale kundër Pejës në palestrën “Minatori” në Mitrovicë.

Seria finale është aktualisht 1-1, ndërsa kampion shpallet skuadra që shënon tri fitore.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.