Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Musa për kërkesën e Dugollit: Hetimi i Masakrës së Dubravës, kompetencë e Prokurorisë Speciale të Kosovës

Gazeta10
10 May 2023 - 18:37

Sipas juristit Skender Musa kompetencën ekskluzive për t’i hetuar të gjitha krimet që kanë ndodhur në Kosovë nga forcat e armatosura serbe, e ka Prokuroria Speciale përkatësisht departamenti i Policisë për Krime të Rënda.

Derisa Musa në Info10 në Kanal10 ka theksuar se të drejtën për t’i gjykuar këto krime e ka departamenti special i Gjykatës Themelore në Prishtinë, si dhe ai pranë Gjykatës së Apelit, shkruan Gazeta10.

“Duke e parë situatën si shkon, Prokurori Special i Dhomave të Specializuara nuk do të merren me këto çështje. Mund të merret nëse ndryshon Ligji aktual, dhe shteti i Kosovës i beson hetimeve të të gjitha krimeve të luftës, jo të kryera vetëm nga UÇK-ja, por edhe nga forcat e armatosura të Serbisë.”, deklaroi Musa mes tjerash.

Një kërkesë e tillë për hetimin e krimeve të Masakrës së Dubravës të luftës të kryera nga forcat serbe në Kosovë e ka bërë deputeti i VV-së, njëherësh ish i burgosur politik në burgun e Dubravës, aty ku edhe u krye masakër ndaj të burgosurve shqiptarë. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.