Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

AAK-ja i kërkon Këshillit të Ambasadorëve Amerikanë liberalizimin e vizave me ShBA-në

Gazeta10
10 May 2023 - 19:40

Deputetët e Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, kanë pritur sot në takim Këshillin e Ambasadorëve Amerikanë.

Kështu ka bërë të ditur shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri.

“Bashkë me kolegët deputetë nga AAK-ja, kishim kënaqësinë që në ambientet e Kuvendit të Kosovës të presim në takim delegacionin nga Këshilli i Ambasadorëve Amerikanë. Në takim e falënderuam ShBA-në për mbështetjen në të gjitha etapat duke theksuar se miqësia mes dy vendeve është e përjetshme”, ka thënë Tahiri.

Ai ka bërë të ditur se kanë kërkuar nga ambasadorët amerikanë që të lobojnë për liberalizimin e vizave me ShBA-në.

“Gjithashtu, kërkuam ndihmën e ambasadorëve për lobim në çështjen e liberalizimit të vizave nga ShBA-ja për qytetarët e Kosovës”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.