
Përderisa, nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri tha se draft-statuti i 2 majit i Ekipit Menaxhues u prezantua edhe në vitin 2017, gazetari serb, Branislav Kërstiq e cilësoi këtë si një reagim të vonshëm të kësaj partie.
Duke qeshur e duke i kërkuar të mos e keqkuptoj, Kërstiq i tha Hazirit që LDK-ja i ngjanë me ish-presidentin serb, Vojislav Kostunica që në Serbi njihet për të qenurit i painformuar, shkruan Gazeta10.
“Kryesia e LDK-së reagojnë ngadale dhe me vonesë. Kjo është përshtypja ime dhe Haziri s’më zë këto fjalë për keq. Kemi pas ngjarjet aktuale në vend këtu dhe LDK-ja më kujton Kushtunicën, ish-presidentin serb pas Millosheviqit, tash kjo në Serbi përdoret si sinonim me njerëzit e painformuar.”, tha ai në “Politiko”.
Haziri i është kundërpërgjigjur duke thënë se aktualisht janë në fokus të organizimit të brendshëm të LKD-së.
“Natyrisht që Kërstiq e përcjellë jetën publike në Kosovë, por reagimet tona jo vetëm me prezantime publike në televizione e rrjete sociale, por ne jemi në fokus të organizimit të brendshëm, në kuadër të përgatitjeve të mobilizimit që i kemi kushtuar rendësinë më të madhe gjatë kësaj kohe. Në dialog ne e kemi rolin tonë në Kuvend, Kurti e ka kriju qendrën e dialogut me një qendër të vetme që quhet Albin Kurti.”, deklaroi nënkryetari i LDK-së në Kanal10./Gazeta10