Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Mbi 100 mijë qytetarë e braktisën vendin” – Kadrijaj: S’e di kush do të mbetet në Kosovë

Gazeta10
11 May 2023 - 0:05

Deputetja e AAK-së Time Kadrijaj ka deklaruar se mbi 100 mijë qytetarë e kanë braktisur Kosovën, transmeton Gazeta10.

Një trend i tillë sipas saj është duke ndodhur edhe në sektorin e shëndetësisë, përkatësisht në Spitalet rajonale, ku siç thotë Kadrijaj braktisja e vendit të punës nga ta po ndodhë për shkak të arrogancës së madhe të drejtorëve.

“Sipas disa statistikave dhe raportimeve mbi 100 mijë qytetarë e kanë braktisur Kosovën.  Ky është një trend i keq sepse nëse vazhdon si i tillë, nuk e di se kush do të mbetet në Kosovë. S’janë duke ikur vetëm të rinjt, por edhe mosha e mesme e profesionistët. Mjekët po e lën punën e po shkojnë në privat për shkak arrogancës së drejtorëve në QKUK, për shkak të mosbashkëpunimit e klimës kolegiale. Është shqetësuese.”, u shpreh Kadrijaj në Prime Time.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.