Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

SBAShK-u thotë se greva vazhdon derisa qeveria të reflektojë

Gazeta10
26 August 2022 - 16:01

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës ka bërë me dije se greva vazhdon derisa qeveria të reflektojë, raporton Gazeta10.

Nga SBAShK sot kanë vizituar dy shkolla në komunën e Lipjanit dhe Shtimes, ku kanë biseduar me grevistët për ecurinë e grevës.

 “Përkundër kësaj grevistët ishin të vendosur të vazhdohet me grevën pa marr parasysh presioneve kush i bënë dhe nga vijnë deri në realizimin e kërkesave tona që janë të njohura për publikun”.

SBASHK ka thënë se do t’i analizojë presionet dhe kërcënimet ndaj grevistëve dhe do të përgatis kallëzim penal ndaj atyre që kërcënojnë.

“Përfaqësuesit e nivelit qendror të SBASHK-ut u thanë sindikalistëve se ata do të qëndrojnë të vendosur për të realizuar kërkesat e tyre, ndërsa për presionet u informuan se zyra ligjore pranë BSPK-së do të analizoj këto presione e kërcënime dhe do të përgatis kallëzim penal karshi atyre që kanë filluar të i bëjnë këto presione ose edhe ata që do ti bëjnë”.

Tutje, është bërë e ditur se greva vazhdon në gjithë Kosovën.

“Greva vazhdon në gjithë Kosovën derisa Qeveria të reflekton, të bën zgjidhjen e kërkesave tona”. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.