
Manifesta Biennial ka njoftuar se në katin e gjashtë të Grand Hotel, gjendet një koleksion privat i Nënë Terezës, raporton Gazeta10.
Ky koleksion është pjesë e ekspozitës tematike “Grand Scheme of Things”.
“Sot shënon fillimin e javës së aktiviteteve në Kosovë për përkujtimin e Nënës Terezë, me rastin e 25 vjetorit të amshimit dhe ndarjes së saj nga jeta”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e tyre.
Këtu keni statusin e plotë:
“Bulevardi kryesor i Prishtinës i dedikohet emrit të Nënës Terezës, humanistja e cila është shenjtëruar publikisht në Kosovë. Në katin e gjashtë të Grand Hotel të titulluar – mbi kapitalin – paraqitet një koleksion privat i punës së Nënë Terezës si pjesë e ekspozitës tematike “Grand Scheme of Things”.
Sot shënon fillimin e javës së aktiviteteve në Kosovë për përkujtimin e Nënës Terezë, me rastin e 25 vjetorit të amshimit dhe ndarjes së saj nga jeta.
Mother Teresa – Generic figurine, books and magazines, various dates, © Private Collection. Photo © Manifesta 14 Prishtina / Majlinda Hoxha”, thuhet në njoftimin e tyre në Facebook. / Gazeta10
