
I Dërguarit të Posaqëm të BE-së për Dialogun Kosovë – Serbi, Mirosav Lajçak ka filluar me takimin në Mitrovicës me kryetarin Bedri Hamza, dhe ka vazhduar kështu me shoqërinë civile.
Së bashku me shoqërinë civile vazhduan duke kaluar në këmbë mbi Urën e Ibrit, raporton Gazeta10.
I pyetur nga gazetarët se kur pritet të hapet Ura e Ibrit për lëvizje të lirë ai tha se palët duhet të pajtohen ndërmjet vete, duke shtuar se hapja e kësaj ure do të jetë kontribut i stabilitetit në mes të dy vendeve.
“Është në duart e dy palëve dhe ata duhet të arrijnë pajtueshmëri. Dua që hapja e urës të jetë një kontribut i i një stabiliteti, kjo është më e rëndësishmja. Prandaj e përsërisë gjithmonë se duhet ta përdorim platformën e dialogut për të ecur para”, tha ai.
Rikujtojmë se Lajçak pas takimit me Kurtin ka mbajtur konferencë për media lidhur me takimin që pritet të mbahet të hënën në mes të Besnik Bislimit dhe Petar Petkoviq./Gazeta10