
Kryeqytetit po i shtohen edhe pesë shkolla të reja publiko private, raporton Gazeta10.
Kjo është bërë e ditur përmes një postimi në Facebook të drejtoreshës së arsimit në Prishtinë, Besianë Musmurati.
Ajo tregoi se është nënshkruar marrëveshja e re me IFC dhe shkollat pritet të jenë me një model të lartë.
“Nënshkruam marrëveshjen e re me IFC, dhe shkollat e reja do të jenë model sa i përket cilësisë dhe standardeve të ndërtimi”, thuhet në postim.
Vendet ku do të hapen këto shkolla janë: Arbëria, Mati 1, Veternik, Kalabri, dhe në Qendër./Gazeta10