
Manchester United dhe Chelsea është raportuar se janë futur në garë për të nënshkruar me portierin argjentinas Emiliano Martinez gjatë verës.
Ata i janë bashkuar Tottenhamit në kërkim të një portjeri të ri. David de Gea ka kontratë me Manchester United deri në fund të sezonit, Chelsea nuk janë të sigurtë rreth Kepa Arrizabalagas, ndërsa Hugo Llloris pritet të largohet nga Spurs pas 11 viteve.
Martinez është shëndrruar në një nga portjerët më të mirë në botën e futbollit, duke luajtur rol vital në triumfin e Argjentinës në Kupën e Botës në Katar, edhe pse sjelljet e tij gjatë festimit të titullit e kanë bërë atë një karakter përçarës dhe kontrovers.
Emiliano Martinez do të rikthehet në aksion këtë vikend me ekipin e tij Aston Villën, ku ata do të jenë nikoqir i Tottenhamit.