Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Bundesliga vjen me xhiron e 32-të, luftë e ashpër për titull, Evropë, dhe mbijetesë

Gazeta10
12 May 2023 - 9:50

Këtë fundjavë rikthehet Bundesliga me xhiron e 32-të aty ku po zhvillohët një luftë e ashpër në të gjitha frontet.

Kampioni aktual dhe lideri i tabelës Bayerni, pret në “Allianz Arena” ekipin e Schalke 04. Bavarezët kërkojnë fitoren në këtë përballje e cila iu mundëson atyre të vazhdojnë garën për titullin kampion.

 Kjo ndeshje do të luhet ditën e shtunë, dhe nis me fillim nga ora 15:30.

Skuadra e Dortmundit këtë xhiro do të jetë nikoqir i Borussia Munchengladbach në “Signal Iduna Park”. Ekipi i drejtuar nga Edin Terzic synon fitoren në këtë takim me shpresën se rivali i tyre Bayerni do të gabojë dhe ata do të rrëmbejnë përsëri vendin e parë në tabelë, teksa kanë mbetur edhe tri xhiro deri në përfundim të kampionatit.

 Kjo ndeshje do të zhvillohet ditën e shtunë, dhe nis në orën 18:30.

Leipzig do të pres në “Red Bull Arena” ekipin e Werder Bremenit. Të besuarit e Marco Roses synojnë fitoren në këtë ndeshje për të ruajtur pozitën e tretë në tabelë që dërgon në Ligën e Kampionëve edicionin e ardhshëm.

Kjo përballje do të zhvillohet ditën e diel me fillim nga ora 17:30.

Surpriza e këtij sezoni Union Berlini pret në shtëpi ekipin e Freiburgut. Skuadra e udhëhequr nga Urs Fishcer kërkon fitoren e cila ua mundëson atyre të mbajnë gjallë shpresat për kualifikim në garën më prestigjioze të klubeve, Ligën e Kampionëve.

Kjo ndeshje luhet ditën e shtunë dhe nis me fillim nga ora 15:30.

Ndeshjet tjera që do të luhen janë: Koln – Hertha Berlin, Eintracht Frankfurt – Mainz, Bochum – Augsburg, Ëolfsburg – Hoffenheim, dhe Sttutgart – Bayer Leverkusen.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.