Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

10plus

Pas skandalit, MPJ thotë se Valdrin Sahiti e ka dorëzuar pasaportën diplomatike: Ia kemi zhvleftësuar

Gazeta10
12 May 2023 - 16:56

Valdrin Sahiti e ka dorëzuar pasaportën diplomatike në Ministrinë e Punëve të Jashtme më datë 26 prill të vitit 2023. Ministria e Punëve të Jashmte ka thënë se me kërkesë të tij është zhvleftësuar pasaporta diplomatike.

“z. Sahiti ka dorëzuar në MPJD pasaportën diplomatike me datë 26.04.2023. Të njëjtit me kërkesë të tij, i është pa vleftësuar pasaporta diplomatike”, kanë thënë për Gazetën Express zyrtarja për media nga Ministria e Punëve të Jashtme, Qendresa Fazliu.

Ajo tutje ka shtuar se deri tani MPJD s’ka ndonjë raport zyrtar nga autoritetet turke lidhur me raportimet për ndalimin e Valdrin Sahitit.

”Gjithashtu ju njoftojmë se deri tani, MPJD nuk ka pranuar asnjë raport zyrtar nga autoritetet turke, lidhur me raportimet e mediave për ndalimin a arrestimin e z. Sahiti në shtetin turk”, ka përfunduar ajo. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.