Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Osmani: Kontributi i USAID-it, shembull i përkushtimit të palëkundur të SHBA-ve

Gazeta10
13 May 2023 - 9:52

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka deklaruara se Kosova është duke qëndruar si një ndër përformuesit dhe reformatoret më të mirë në indekset globale për sundim të ligjit dhe për ruajtje të demokracisë.

Ajo këto deklarime i bëri në në një konferencë të përbashkët  me Administratoren e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), Samantha Power.

Osmani nënvizoj se gjithçka që ka arritur deri sot Kosova ka qenë e pa mundur pa ndihmën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe aleatëve të tjerë.

“Jam krenare të them se progresi ynë ndër vite po njihet gjegjësisht e ndërkombëtarisht. Aktualisht Republika jonë qëndron si një ndër përformuesit dhe reformatoret më të mirë në indekset globale për sundim të ligjit dhe për ruajtje të demokracisë. Si një shtet i vogël por me vendosmëri kemi kapërcyere sfida por gjithçka që kemi arritur nuk do të ishte e mundur pa SHBA-të dhe aleatve tanë”, tha ajo.

Presidentja theksoi se USAD-i deri më tani ka investuar mbi 1 miliard dollar në Kosovë.

“Deri më tani USAID ka investuara mbi 1 miliard dollar në Kosovë kjo mbështetje ka pasur një ndikim në jetën e qytetarëve që ju është garantuar qasje në institucione dhe mundësi të shtuara për pjesëmarrje gjithëpërfshirës. Kosova dhe populli i saj do të jenë mirënjohëse për popullin amerikanë”, tha ajo.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.