Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Osmani mban takim të rregullt me Hovenier, siguria dhe situata energjetike ishin temat e diskutimit

Gazeta10
26 August 2022 - 22:36

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka mbajtur një takim të rregullt me ambasadorin e ShBA-së në Kosovë, Jeffey Hovenier, ku kanë diskutuar për sigurinë dhe situatën energjetike në vend, raporton Gazeta10.

Nga Presidenca e Kosovës është bërë e ditur se Osmani dhe Hovenier kanë diskutuar edhe për bashkëpunimin ndërshtetëror si dhe koordinimin e vazhdueshëm mes Kosovës dhe ShBA-së.

Këtu keni njoftimin e plotë:

“Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim të rregullt ambasadorin e SHBA-ve, Jeffrey Hovenier, me të cilin ka biseduar për bashkëpunimin ndërshtetëror dhe vazhdimin e koordinimit ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe SHBA-ve. Poashtu, Presidentja Osmani dhe ambasadori Hovenier kanë biseduar edhe për çështje të sigurisë, sundimit të ligjit dhe energjisë”, njofton Presidenca e Kosovës. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.