
Emisioni “Kampionët” vazhdon edhe këtë të diel me të ftuar në studio: Faruk Statovci e Bekim Isufi, opinionist të përhershëm, Tahir Batatina (KF Llapi), Xhengiz Rexhepi (KF Liria), Granit Begolli (Feronikeli’74) dhe Kastriot Rexha (ish-futbollist).
Gjatë diskutimit për ndeshjen mes Gjilanit dhe Dritës, Rexha tha së ndërrimi i trajnerëvë ka ndikuar që Drita të gaboj në dy ndeshjet e fundit.
“Mendoj se ndërrimet e trajnerit kanë ndikuar që Drita të mos fitoj këto dy ndeshje dhe të mos merr asnjë fitore.”, tha fillimisht Rexha.
Tutje ai kritikoi çasjen e Dritës në ndeshjen ndaj Ballkanit.
“Qysh në ndeshjen me Ballkanin nuk më ka pëlqyer çasja e Dritës, duke marrë parasysh se po i fut dy mbrojtësa të majtë, kjo është e panevojshme kur ke lojtarë në stol.”, u shpreh Rexha.
Në fund ai pati disa fjalë edhe për lojtarët e Gjilanit.
“ Mendoj që grinta e lojtarëve të Gjilanit, ajo dëshira për me marr rezultat ka qenë më i madh sesa tek Drita. Futbollistët e Dritës hynë në fushë ne pjesën e dytë pa vetëbesim.”, përfundoi Rexha.