
Emisioni “Kampionët” vazhdon edhe këtë të diel me të ftuar në studio: Faruk Statovci e Bekim Isufi, opinionist të përhershëm, Tahir Batatina (KF Llapi), Xhengiz Rexhepi (KF Liria), Granit Begolli (KF Feronikeli ‘74) dhe Kastriot Rexha (ish-futbollist).
Gjatë diskutimit për Ligën e Parë kemi qenë dëshmitarë të një debati të ashpër mes Granit Begollit dhe Faruk Statovcit.
Gjithçka filloi kur Statovci foli për cilësinë e Ligës së Parë, gjersa përgjigja e Begollit ndezi më shumë situatën.
“Kjo është liga që ti po pretendon me hy, për vete jeni një ligë më poshtë e po e kritikon ligën më lartë se ti.”, tha Begolli.
Teksa, Statovci kritikoi Begollin se ka ndërruar disa klube në karrierën e tij si trajner.
“Që tri vite keni qenë pjesë e pesë klubeve, trajner je bërë me telefonate gjersa ke gënjyer edhe futbollistë sa keni qenë pjesë e Vëllaznimit, duke i premtuar pagë.”, vazhdoi Statovci.
Kritikat mes njëri-tjetrit vazhduan edhe më tutje, kur Begolli i tha Statovcit se ka dështuar të futet një ligë më lartë që një kohë.
“Që pesë vite keni dështuar të promovoheni një ligë më lart, keni mbetur në ligën e tretë.”, përfundoi Begolli.