Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Shefi i Zyrës së BE-së: Pasoja për palët nëse nuk zbatohet marrëveshja

Gazeta10
15 May 2023 - 14:21

Moszbatimi i Marrëveshjes së Ohrit, do të ketë pasoja për palët, kështu ka thënë sot Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë, Thomas Szunyog.

Ai ka thënë se Kosova duhet të kryej detyrimet e saj duke filluar me Asociacionin, ndërsa Serbia duhet të mos kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në organizata, shkruan Gazeta10.

“Me këtë marrëveshje Kosova është zotuar që të fillojë procesin e themelimit të Asociacionit. Serbia gjithashtu duhet t’i përmbush detyrimet e veta. Presim që nuk do të kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombetare dhe t’i njeh dokumentet e Kosovës që kanë hyrë në fuqi me deklaratën e Borrell më 18 mars”, tha Szunyog, siç e citoi Rtv21./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
06 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.