Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Dorëhiqet  Zëvendësguvernatorja e BQK-së, Nora Latifi-Jashari

Gazeta10
15 May 2023 - 15:12

Banka Qendrore e Kosovës e ka konfirmuar se zv.guvernatorja e BQK-së, Nora Latifi-Jashari ka dhënë dorëheqje për shkak të angazhimeve profesionale që ka jashtë këtij institucioni, shkruan Gazeta10.

“Për shkak të angazhimeve profesionale e kontraktuale që znj. Latifi Jashari ka pasur jashtë BQK-së edhe para këtij vendimi, ka kërkuar që të lirojë pozitën e përkohshme në BQK nga data 15 maj 2023. Ky veprim nuk e cenon në asnjë mënyrë vazhdimësinë e përmbushjes së objektivave të BQK-së, pasi Bordi Ekzekutiv mbetet funksional deri në plotësimin e pozitave të rregullta të anëtarëve të Bordit Ekzekutiv sipas Ligjit të BQK-së.”, thuhet në njoftimin e BQK-së.

Tutje, thuhet se ajo do të vazhdoj kryerjen e detyrave si anëtare joekzekutive e Bordit të BQK-së./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.