Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Bulliqi i përgjigjet kryetarit të Gjilanit pasi tha se ministri Murati nuk i’a hapi telefonin

Gazeta10
15 May 2023 - 18:24

Kryetari i komunës së Podujevës Shpejtim Bulliqi i është përgjigjur atij të komunës së Gjilanit Alban Hysenit pas deklaratës së tij se ka raste kur ministri i Financave, Hekuran Murati nuk u përgjigjet në telefon kryetarëve të komunave.

Bulliqi për këtë në Info10 në Kanal10 tha se raste të tilla ndodhin edhe nëpër komuna tjera gjatë takimeve zyrtare kur nuk mund të lajmërohen në telefon, shkruan Gazeta10.

Kryetari i Podujevës deklaroi se komunikimi me nivelin qendror nuk është duke munguar.

“Varët prej praktikave që i kanë ba. Ndoshta përpara kanë shku e kanë nejtë më gjatë në ministri. Çdo herë sa herë kam kërkuar konakt e takim me ta, është rruga legale dhe qysh krijohet mundësia për tu takuar. Nëse ka ndodhë që ja ke ba një telefon, edhe s’ta kanë hapë telefonin, na nodhë edhe neve në komunë, nëse jemi në takim zyrtarë ne me teflon s’mundemi me komuniku pavarësisht kush mundet me qenë.  Besoj që rruga legale e legjitime përmes kabinetit caktohet termini i takimit kur mundesh me u taku nëse s’ka ndodnjë gjë urgjente që me përshpejtu procesin.”, u shpreh Bulliqi.

Madje Bulliqi këtë diskutim e quajti “banal”, pasi që sipas tij një situatë e tillë është mëse normale.

“Është pak banale qysh po diskutohet pse s’ma ka hapë telefonin, të gjithëve na ndodhë të jemi zënë edhe mos te hapim telefonin.”, tha tutje Bulliqi./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.