
I riu, Florent Sinani, tashmē i njohuri në botën e muzikës me emrin FLOW këto ditë lansoi projektin më të ri ‘Një gotë’, këngë e klip i realizuar në mënyrë perfekte, andaj dhe pëlqimet që në fillim nuk po mungojnë.
Kënga ‘Një gotë’ është realizuar me tekstin e shkruar nga Bardhi, muzikën nga Qelik Lipa, Studio SBS Prishtinë.

Ju kujtojmë se klipi është realizuar në itali, Venezia dhe Triest nga Munich Films. Vlen të përmendim se në klip , reperi i ri Flow ka angazhuar edhe njè modele të njohur gjermane tek shton kurreshtjen me sharmin e bukurinë e saj .

Ky është klipi i gjashtë i reperit të ri Flow, i cili me performancat e tij të veçanta që tani ka rrëmbyer zemrat e gati se çdo shqiptari gjithandej.
Sukseset e klipeve paraprake si ‘Ferrari’ , ‘Djali nga Kosova’ , ‘Seniora‘ e bënë që Flow të mos ndalet dhe të vazhdojë më me përkushtim në projekte të reja.

Planet e tij janë të shumta, por, Flow për momentin nuk preferon të zbulojë diçka, por premton që do t’vi me shumë surpriza dhe se nuk do ndalet.
I ri po, vokal të veçantë po, talent po, pse t‘ mos vazhdojë dhe të sjell surpriza të reja.