
Duke komentuar gjuhën e urrejtjes e deklaratat pompose të VV-së sa ishte në opozitë, ndaj ish-krerëve të shtetit që kishin qeverisur me vendin, nënkryetarja e PDK-së Vlora Çitaku tha se partia e Kurtit kishte përdorur edhe kualifikime shumë të rënda ndaj tyre.
Ajo ka kritikuar ashpër gjuhën e përdorur nga lidershipi i partisë së Kurtit karshi zyrtarëve institucional.
“Duhet të jemi shumë të kujdesshëm me fjalët që i themi. Në Kosovë për një kohë shumë të gjatë, me një lehtësi të frikshme janë thënë fjalë shumë të mëdha. Njerëzit janë quajtur tradhtar, kriminel e hajn. Këto janë kualifikime shumë të rënda. Të cilat në fund fare, mund ta sjellin një fitore në një cikël zgjedhor, por dëmi që i shkaktohet publik e demokratik është shumë i madhë.’, tha Çitaku në Prime Time.
Por, për dallim nga sinonimet, nofkat e akuzat e ashpra që dikur kishte përdorur VV-ja, Çitaku thotë se kreu i saj Albin Kurti nuk është tradhtar, por një kryeministër jo i duhur për Kosovën, shkruan Gazeta10.
Ajo ka deklaruar se detyrë e secilit politikan është që përmes politikës ta emancipojë shoqërinë, e jo të marrë pushtetin në këtë mënyrë.
“Detyra jonë është që edhe përmes politikës që bëjmë ta emanciopojmë shoqërinë. Për mua Albin Kurti s’është tradhtar. Unë besoj që Albin Kurti e do Kosovën shumë, sikurse që e dua unë e ju. Unë do të doja që ai të ishte në gjendje ta tejkalojë vetëvetën. Unë mendoj që Albin Kurti është kryeministër jo i duhur, punojë çdo ditë ta mundim atë në zgjedhjet e ardhshme sic e kemi mundur edhe në zgjedhjet lokale. Por, s’mund t;i them Kurtit tradhtar.”, u shpreh tutje ajo./Gazeta10