Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Gjendet ‘shëndosh e mirë’ 29-vjeçari nga Shtërpca që u raportua i zhdukur

Gazeta10
16 May 2023 - 1:03

Goran Kociq nga Shtërpca që ishte raportuar i zhdukur tre ditë më parë është gjetur ‘shëndosh e mirë’ sonte rreth orë 21:00 në rajonin e Suharekës.

29-vjeçari nga komuniteti serb fillimisht nga policia është dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Suharekë dhe sipas mjekëve kujdestarë është konstatuar se gjendja e tij shëndetësore është e mirë, dhe nuk ka lëndime.

Policia thotë se për të gjitha veprimet është njoftuar prokurori i rastit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj.

Policia 29-vjeçarin Goran Kociq ia dorëzoi familjes së tij, transmeton Gazeta10.

Ai ishte raportuar i zhdukur në polici më datë 12 të këtij muaji.

“Me datë 12.05.2023, rreth orës 07:50 policia e stacionit në Shtërpcë kishte pranuar një informacion për një person të zhdukur nga fshati Biti e Epërme, komuna Shtërpcë. Bëhej fjalë për personin, Goran S Kociç i lindur me 25.04.1994 nga fshati Biti e Epërme, komuna Shtërpcë”, thuhet në njoftimin e Policisë./Gazeta10

Njoftimi i plotë:

Përfundon kërkimi i personit të zhdukur nga Shtërpca

Me datë 12.05.2023, rreth orës 07:50 policia e stacionit në Shtërpcë kishte pranuar një informacion për një person të zhdukur nga fshati Biti e Epërme, komuna Shtërpcë.

Bëhej fjalë për personin, Goran S Kociç i lindur me 25.04.1994 nga fshati Biti e Epërme, komuna Shtërpcë.

Që nga dita e raportimit, ekipet e policisë në bashkëpunim të ngushtë me familjarët e tij, banorë të zonës, Ekipet e Kërkim Shpëtimit të Gardës Kombëtare nga Forca e Sigurisë dhe ekipe civile nga “Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës” ishin në kërkim të personit të zhdukur.

Ndërsa, sonte rreth orës 21:00, i njëjti është gjetur në rajonin e Suharekës, i cili fillimisht nga policia është dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Suharekë dhe sipas mjekëve kujdestarë gjendja e tij shëndetësore është e mirë, nuk ka lëndime.

Për të gjitha veprimet është njoftuar prokurori i rastit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj.

Personi i gjetur i dorëzohet familjes së tij.

Policia Rajonale e Ferizajt i falenderon ekipet e kërkim shpëtimit nga Forca e Sigurisë , “Shërbimin e Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës”, policët e stacionit në Suharekë, e në veçanti qytetarët që ndihmuan për gjetjen e tij.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.