Një grua ka vdekur në mbrëmjen e djeshme në Shtime dhe dyshohet se për shkak të ngulfatjes nga ushqimi.
Rastin për Gazeta10 e konfirmoi zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i cili tha se rasti ka ndodhur tek “Shtëpia e fëmijëve”, rreth orës 19:30.
“Më datën 15.05.2023 rreth orës 19:30 , policia e stacionit në Shtime ka pranuar një informacion se një person D.S ( F/K) e moshës 21 vjeçare nga ‘Shtëpia e fëmijëve’ në Shtime, për ndihmë mjekësore fillimisht është dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Shtime dhe më pas me autoambulancë është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj, ku nga mjekët është konfirmuar vdekja e saj, dyshohet ngulfatje nga ushqimi”, tha ai.
Tutje, nga Policia kanë bërë të ditur se kanë filluar hetimet nga prokurori dhe se trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion./Gazeta10