
Nënkryetarja e PDK-së Vlora Çitaku ka kritikuar qasjen e qeverisë Kurti karshi fenomenit të ikjes së të rinjve dhe profesionistëve nga Kosova.
Çitaku në Prime Time në Kanal10 tha se VV-ja në kohën sa ishte në opozitë ka mbjellur te qytetarët dyshim e mohim të shtetësisë së Kosovës.
Në një situatë të tillë ajo thotë se kryeministri Kurti do të duhej të ndiqte shembullin e PDK-së që të dalë në terren për ta ndalë ikjen e qytetarëve nga vendi, shkruan Gazeta10.
“Tash po largohen shtresa e mesme. Qeveria ka mbjellë një far të keqe në kohën sa ka qenë në opozitë. Një far të dyshimit dhe mohimit të Kosovës. Që Kosova s’bëhet, që ky shtet është i dështuar. Do të doja që kryeministri ta ndjekë shmebullin tonë, ne kemi qenë në terën tër kohën. Ai duhet të dalë në terren. Nesër edhe nëse i fitojmë zgjedhjet, s’do t’i duhet askujt. Ka fshtara të tëra që janë pothuajse të boshatisura. Duhet të jemi afër njerëzve e t’i mbushim me besim.”, deklaroi Çitaku.
Shqetësuese sipas saj është indiferenca që partia në pushtet po i qaset problemit.
Madje Çitaku ka përmendur kohën sa ka drejtur me ministrinë e Integrimeve dhe eksodin e kosovarëve në atë kohë.
Ajo tha se për ta menjanuar problemin, bashkë me kolegët partiak të saj kanë shkuar edhe nëpër stacione të autobusëve. /Gazeta10