
Gëzim Sahiti e Nora Bislimi nga Prishtina me vullnet e punë kanë arritur ta jetësojnë ëndrrën e tyre për tu bërë stjuardesë.
Ata kanë folur për rregullat strikte që duhet t’iu përbahen gjatë shërbimit të pasagjerëve nëpër fluturime në përditshmërinë e tyre të punës, transmeton Gazeta10.
Përveç uniformës së njëjtë, Nora Bislimi ka treguar në Pasdite në Kanal10 se për gratë rregull i pandryshueshëm mbetet stilimi i flokëve, buzët e lyera e të kapura si dhe ngjyra e flokëve.
“Stilin e flokëve duhet ta kem gjithmonë të njëjtë, të kapura. Make up është pothuajse gjithë i njëjtë, buzët duhet t’i kemi të kuqe ose ngjyrë kremë. Ngjyra e thonjve gjithmonë është e njëjta. Si dhe uniforma që e kemi njësojë të gjitha. Sado që mundet me qenë një ditë e lodhur dhe e ngarkuar, prapë në shtëpi kthehem shumë e lumtur.”, tregoi Nora.
Udhëtimet më të shpeshta që dy të rinjtë bëjnë janë ato të destinacioneve Prishtinë-Zvicer dhe Gjermani.
“Destinacionet në Zvicer – Bazel, në Gjermani janë udhëtime më të përditshme. Dy herë në ditë udhëtimi është i rrallë. Kjo ndodhë vetëm një herë. Janë disa kritere që duhet me i plotësu gjatë muajit e javës. Jemi mësu me qenë pothuajse shumë të organizuar.”, u shpreh Gëzim Sahiti.
Më poshtë intervista e plotë./Gazeta10