Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Naser Pajazitajt iu sulmua shtëpia me armë zjarri

Gazeta10
16 May 2023 - 17:47

Ahmet Tahiri, avokat i Naser Pajazitajt, i cili ishte i dyshuar për vrasjen e kusherirës së tij, Donjeta Pajazitaj, nëpërmjet një shkrimi në llogarinë e tij në “Facebook”, njoftoi se të hënën në mbrëmje është sulmuar klienti i tij, pak ditë pasi është shpallur i pafajshëm dhe liruar nga burgu me vendim të Gjykatës Supreme.

“Mbrëmë familja dhe shtëpia e Naser Pajazitajt është sulmuar me armë zjarri rreth orës 02:00 të mengjesit duke traumatizuar Naserin dhe familjen e tij. Lusim organet e drejtësisë, perkatësisht Policinë dhe Prokurorinë Themelore në Pejë që sa më parë të zbulohet ky rast dhe personat që kanë kryer këtë vepër të marrin dënimin e merituar”, ka shkruar avokati Tahiri.

Donjeta Pajazitaj ishte gjetur e vdekur më 27 dhjetor të vitit 2015, shtatë javë pasi ishte shpallur e zhdukur dhe po kërkohej nga organet e rendit. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.