
Qytetarët që kanë paguar 30 euro për kthimin e pasaportës tani po kërkojnë kthimin e parave nga VisaMetric. Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka pranuar qindra ankesa nga qyetetarët dhe ka konfirmuar se kur ankesat janë të bazuara adresohen tek operatori dhe i njëjti urdhërohet të rimbursojë qytetarët për “pagesa të paarsyshme”, po ashtu MINT ka pohuar se VisaMetric është duke i rimbursuar qytetarët. Por, mbrojtja e VisaMetric Fisnik Salihu tha se vendimi i gjykatës nuk ka të bëjë me kompensim.
Gjykata Komerciale ia ka ndaluar kompanisë “VisaMetric” marrjen e pagesës prej 30 euro, si tarifë për kthim të pasaportave, këtë vendim do ta respektojë VisaMetric, ka kofirmuar avokati Salihu ditën e djeshme.
Ndërsa sot i pyetur se a do të rimbursohen qytetarët nga VisaMetric, ai tha: “Vendimi është vetëm për masën e sigurimit dhe jo për kompensim”.