Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

“Bastisjet në NPB janë përndjekje ndaj PSD-së” –Ahmeti: Ndërhyri edhe Kryeministri Kurti

Gazeta10
17 May 2023 - 17:55

Në emisionin “Info10”, me gazetaren Gresa Bardhecaj, në televizionin e gazetarëve, temë diskutimi ishte bastisjet tek ish kryeshefi i NPB-së, ku Bardh Ahmeti nga Partia Socialdemokrate tha se këto bastisje ishin vazhdimësi e përndjekjes ndaj PSD-së.

Sipas tij kontrata për të cilin janë bërë bastisjet është një prej kontratave më fitimprurëse në historinë e Kosovës, nga një ndërmarrje publike.

“Sipas kësaj kontrate NPB gjeneron 52 % të fitimit nga ky projekt,  që është shumë më e madhe se çdo projekt tjetër që është bërë me bashkëfinancim, ku komuna ose ndermarrja publike ofron prona për ndertues privat”, tha Ahmeti.

Ahmeti tutje tha se rasti politizohet me Liburn Aliu kur me datë 12 dhjetor 2021 ai kërkon hetim për këtë rast, pastaj dhe Ministria e Drejtësisë fillon hetim dhe dorëzon padi për këtë rast.  

“Nderhyrja më flagrante vjen nga Kurti  kur me 8 shtator 2022 kërkon që të vendoset masa e përkohshme e ndalimit të punimeve për këtë kontratë”, tha Ahmeti.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.