
Raporti: Saranda Alshiqi
Personat me aftësi të kufizuar kanë protestuar para objektit të Qeverisë, pasi sipas tyre padrejtësisht iu është ulur vlera e pensionit nga 375 në 150 euro. Ata thonë se përcaktimi i shkallës së invaliditetit po bëhet me dallavere. Protestën e ka përkrahur edhe Kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Duda Balje duke u premtuar se do ta adresoj këtë problematikë në Komision. Kurse, drejtori i Shoqatës së Handikos, Afrim Maliqi thotë se do të vazhdojnë të kërkojnë të drejtat e tyre.
Personat me aftësi të kufizuar kanë protestuar para objektit të Qeverisë së Kosovës për shkak se pensioni mujor i tyre është ulur nga 375 në 150 euro.
Ata thonë se kjo ulje është bërë padrejtësisht duke i zhvendosur nga kategoria e parë paraplegjikë në tetraplegjik.
Sipas tyre vlerësimi për përcaktimin e shkallës së invaliditetit nuk është as i drejtë, e as etik.
Edhe kryetari i Shoqatës së Handikosit, Afrim Maliqi thotë se do të vazhdojnë të kërkojnë respektimin e të drejtave të tyre.
Në protestë, ka marr pjesë dhe kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Duda Balje e cila e pranoi se vlerësimi që po u bëhet nuk është i drejtë.
Ajo u ka premtuar angazhim në trajtimin e kësaj problematike, derisa shtoi se kanë marrë premtim nga Qeveria që të ndryshohet Rregullorja.
Protestuesit kanë paralajmëruar se do të hynë në grevë deri në realizimin e kërkesave të tyre.
Kanal 10 ka provuar të marr një qëndrim edhe nga Qeveria për këtë çështje por të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje./Gazeta10