
Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj teksa ka kritikuar qeverinë Kurti për mungesë të projekteve madhore, ka rënditur ato të Qeverisë Haradinaj sa kishte drejtuar me vendit.
Për dy vjet qeverisje, Lekaj në Prime Time tha se janë të panumërta projektet madhore, në infrastrukturë dhe shkolla që i ka bërë qeveria nën drejtimin e Haradinajt.
“S’kanë bërë asgjë për këtë vend sa i përket zhvillimit të këtij vendi. Jemi në vitin e tretë. Edhe ne dy vjet kemi qenë në qeverisje kur kemi dhënë dorëheqje, por t’i numërojë qindra projekte që janë bërë në qeverinë Haradinaj. Nga ndërtimi i shkollave, ndërtimi i infrastrukturës. Unë kam gjet rrugë me 10 km, dhe është kryer në afat rekord. Kemi përfunduar rrugë e projekte tjera. Të Gjilanit, Pejës, Gjakovës e Mitrovicës e kemi nisur ne.”, tha Lekaj në Prime Time.
Ish-ministri i infrastrukturës deklaroi se s’ka pasur korrupsion përsa i përket pagesës së borxhit ndaj kompanisë “Bechtel & Enka” për ndërtimin e autostradës “Arbën Xhaferi”, ku qeveria Haradinaj ishte detyruar të paguaj 25 milionë euro për zvarritje të pagesave nga ana e saj.
“Hajde të flasim çfarë korrupsioni kemi pasur me Bechtel Enka. Çfarë korrupsioni? S’ka pasë korrupsion”, u shpreh ai./Gazeta10