
Dëshmitari i pestë në Gjykatën Speciale edhe sot po vazhdon dëshminë e tij në rastin e ish-krerëve të UÇK-së.
Meqenëse sot seanca është e hapur për publikun, por herë pas here kalon në private për shkak të përmbajtjes, një detaj i rëndësishme që dëshmitari ka thënë është fakti se ai pretendon që ishte pjesë e UÇK-së.
Lidhur më këtë avokati i Thaçit, parashtroi pyetje duke i thënë se a kishte ndonjë verifikim që ishte pjesë e kësaj organizate, i njëjti tha se nuk kishte ndonjë kartelë që e verifikonte këtë.
Avokati: A nënshkrove ndonjë gjë kur u bashkove me UÇK?A more ndonjë letërnjoftim a copë letër ku të thuhej që ti ishe anëtar?
Dëshmitari 5: Unë kam dalë në ora 2 të natës atë natë. Të nesërmen i ka marrë shënimet komandanti kush ka qenë.
Avokati: Nuk të dha ndonjë kartelë, letër ku thuhej se ishe anëtar?
Dëshmitari 5: Nuk më kanë dhënë.
Avokati: Po uniformë a të dhanë? Kur iu bashkove UÇK-së, a të dhanë armë?
Dëshmitari 5: E kam blerë vetë. Se nuk ka pasur. Armën e kisha marrë nga një bashkëfshatar.