
FC Kosova e München, angazhon për sezonin e ri futbollistik,trajnerin e mirënjohur në diasporën shqiptare, Gēzim Shalën.
Gëzim Shala është trajner me një përvojë të gjatë në liga të ndryshme të futbollit gjerman. Portreti i Gëzim Shalës,s’do mend se është i bujshëm dhe shumë i sukseshëm nëpër vite.
Kemi të bëjmē me njē trajner me karierē të sukseshme.Filloi si futbollist në ligën kosovare,pastaj vitet e 90’ta,emigron në Gjermani,ku vazhdon si futbollist me sukses tē luaj nē liga të ndryshme nē Berlin.
Angazhohet në Federatën e Futbollit të Kosovës, si një ndër nismëtarët dhe themeluesit e saj,duke u angazhuar me krejt kapacitetet njerëzore e sportive për të avansuar dhe rezultuar me suksese evidente në futbollin e federatës futbollistike të diasporës shqiptare.
Pra kemi të bëjmë me një personalitet,që zejen si trajner i futbollit e bënë me pasion e përkushtim shembullor.
Karakteristikat e Gëzimit janë: Ështē një motivues i jashtëzakonshëm,është një trajner me përvojë dhe afinitet të shkëlqyer për lojën e futbollit, ka qasje të jashtëzakoshëme pozitive për të komunikuar me lojtarë dhe për ti përgaditur psiqikisht dhe fizikisht për lojën e futbollit.
Pra ,Gëzimi është njē profesionist,sportist që për qëllim primar duhet të jetë suksesi,rezultate pozitive e ndoshta edhe fitimin e medaljeve,pra me një fjalë arritjen e sukseseve dhe realizimin e synimeve të parapara! Shumë e rēndësishme për një trajner është edhe mësimi teorik,pastaj të këtë njohuri psikologjike dhe aftësi për të udhëhequr ekipin nē aspektin pedagogjik,e këto atribute dhe veqori e karakterizojnë portretin e trajnerit tonë shumë karizmatik dhe të njohur Gëzim Shala.
Pra të gjitha flasin se vendimi i kryesisë të Fc Kosovës, për të angazhuar trajner Gēzim Shalën për sezonin e ardhshëm,është zgjidhja shumë e qëlluar dhe e duhur.
Pra,përvoja,njohuritë në lojën e futbollit, fanatizmi i Gëzimit në diciplinēn e lojtarëve,roli i tij nē motivimin e lojtarēve,karizma dhe fleksibiliteti i tij në komunikimin me lojtarë dhe udhëheqëje të klubit,na bënë tē besojmë dhe jemi të bindur se sukseset e klubit FC Kosova me Gēzim Shalën si trajner do tē jenë të garantuara.