Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ahmeti për marrëveshjen: Kosova e pavarur është realitet i pakontestueshëm

Gazeta10
27 August 2022 - 21:48

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pas arritjes së marrëveshjes për dokumente kalimi mes Kosovës dhe Serbisë, ka thënë se Kosova e pavarur është realitet i pakotestueshëm, raporton Gazeta10.

Ahmeti ka thënë se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë po merr kahje të duhur mbi bazën e njohjes ndërsjelltë nën ndërmjetësimin e BE-së dhe ShBA-së.

Tutje, Ahmeti ka inkurajuar palët që të vazhdojnë njejtë për një zgjidhje që i kontribon paqes dhe stabilitetit.

Këtu keni statusin e plotë:

“Qytetarët e Republikës së Kosovës pa asnjë pengesë me letërnjoftim të lëshuar nga ana e shtetit të tyre të pavarur do të mund të kalojnë në të gjitha vendkalimet kufitare me Serbinë.

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë po merr kahjen e duhur mbi parimet e njohjes së ndërsjelltë dhe barazisë me ndërmjetësimin e drejtë të Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kosova e pavarur është realitet i pakontestueshëm dhe inkurajoj të dyja palët të vazhdojnë në njejtën frymë zgjidhjen e kontestit mes tyre duke qenë kontribues të paqes dhe stabilitetit”, ka shkruar Ahmeti në llogërinë e tij në Facebook.

Kujtojmë se për reciprocitetin e paralajmëruar nga Kosova në targa dhe dokumente kalimi ka pasur tensione të mëdha politike. Në Kosovë dhe Serbi për këtë temë kanë qëndruar i dërguari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak si dhe i dërguari special i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Para pak orësh, përfaqësuesi i lartë i Bashkimi Europian për Politikë të Jashtme, Josep Borell, e ka konfirmuar se Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje ku Serbia ia ka pranuar Kosovës dokumentet e kalimit. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.