
Emisioni “Kampionët” vazhdon edhe këtë të diel me të ftuar në studio: Faruk Statovci e Bekim Isufi, opinionist të përhershëm, Alban Dragusha (trajner), Tahir Lushtaku (trajner), Behar Maliqi (futbollist) dhe Albin Berisha (futbollist).
Gjatë diskutimit për skuadrën e Dritës në Superligën e Kosovës, foli edhe Bekim Isufi.
“Drita nuk tregoi karakter luftues në tri ndeshjet që i luajti në terrenin vendas, dështoi dhe tashmë duhet të jetë e kënaqur me vendin e dytë.”, tha ai.
Tutje, ai u përgjigj edhe në pyetjen se a do t’i bashkohej Dritës në rolin e trajnerit.
“Çdo trajner do të pranonte ofertën e Dritës, mirëpo unë nuk mund të jap përgjigje për këtë gjë, në shenjë respekti për vitet që kam qenë pjesë e tyre.”, përfundoi ai.