Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Dëshmitari i pestë mohon disa deklarata, thotë se ka gabime në përkthim

Gazeta10
22 May 2023 - 11:28

Po vazhdon të mbahet seanca e radhës në Hagë, ku avokatja e Jakup Krasniqit ka vazhduar me pyetjet rreth dëshmitarit pesë kundër ish-krerëve të UÇK-së, shkruan Gazeta10.

Pala mbrojtëse e ish-zëdhënësit të UÇK-së, Krasniqit e ka pyetur për shumë detaje dëshmitarin lidhur me ngjarjen për vrasjen e një personi, i njëjti ka mohuar disa deklarta duke thënë se mund të ketë gabime në përkthim.

Gazeta10 ua sjell intervistimin e plotë nga seanca:

Dëshmitari: Unë i kam pa disa me maska, por jo të gjithë. Nuk më kujtohet 2-3 i kam parë. S’jam i sigurt a kanë qenë dy a tre.

A: Keni dhënë shumë dëshmi se keni parë katër veta me maska

D: Nashta ka pas edhe tjerë duke shkuar mbrapa, por s’jam i sigurt me cek me numra

D: Këta ka mundur me thanë tjetër kush unë nuk kam thënë se i kam parë të maskuarit pa maskë.

A: Pra mbështetur në ankesën që kë bërë, thuhet se ke parë dy nga të dyshuarit që kanë dal pa maska?

A: Në ankesën tuaj të parë, thuhet se pas incidentit ke parë dy të dyshuar pa maska? Thjesht dua të konfirmoj se nuk keni parë asnjëherë të dyshuarit pa maska? Pra ajo çfarë thuhet në dokument nuk është e saktë?

D: Nuk është e saktë.

A: 22 janar 2003, ke dhënë dëshmi dhe për referencë ke marrë dokument (përmendet kodi), aty keni përmendur persona që ju dyshoni se janë ekzekutuesit?

D: Po, kam përmendur dy personat që i kam parë. Kurse të tjerët janë që më kanë thënë pastaj. Dy i kam parë personalisht vetë. 12 dhe 13.

A:  Keni dhënë shumë dëhmi ku keni thënë se keni parë katër veta me maska. A ju kujtohet kjo? I ke parë pa maska? Po këtë nuk e thoni këtu apo jo?

D: Nuk e di, varet se çfarë më kanë pyetur atje.

A: Ti ke thënë se dyshoj tek këta dy persona që janë të dyshuar për vrasjen e numrit 1.

D: Unë të kallxoj qëta që i kam pa pa maska 12-shi, 13-shi, edhe i kam pa 14- 15 pas vrasjes.

A: Ajo çfarë thuhet në këtë dokument , thuhet se numri 14 kishte dëgjuar diku nga njerëzit për vrasjen?

D: Mund të mos jetë i sakt përkthimi.

A: Nuk e keni kontaktuar numrin 14 më pas për të ditur se kush ishte i përfshirë në vrasje?

D: Veç atë ditë te kufoma që ka ndodh të vrasja, atë ditë e kam taku e kam pyet  tha niva krismën e dola. S’më kujtohet që e kam takuar më.

A: Ai asnjëherë nuk të tha ty se ka dëgju se kush e vrau?

D: Ka dëgju krismat dhe ka dal në rrugë, aty kam qenë edhe unë edhe i kemi parë të vrarë.

A: Lexojeni paragrafin e parë.

D: Nuk e kam thënë unë këtë.

A: Le të shohim një dokument tjetër./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.