Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Firmino drejt Italisë, shumë klube të interesuara për të

Gazeta10
22 May 2023 - 14:06

Roberto Firmino është përshëndetur tanimë me tifozët e Liverpoolit, edhe pse do të luajë edhe një ndeshje me fanellën e “The Reds”.

Sulmuesi brazilian do të largohet nga “Anfield’ pas tetë viteve qëndrim dhe është gati për një aventurë të re.

Emri i tij është lidhur me shumë skuadra deri më tani, por duket se e ardhmja e brazilianit do të jetë në Serie A.

“Calciomercato” ka raprotuar se katër top klubet italiane, Roma, Inter, Milan dhe Juventus janë duke biseduar me agjentët e Firminos i cili është një futbollist i lirë në fund të sezonit.

31-vjeçari përkundër se nuk ka qenë titullar, këtë edicion ka shkëlqyer me 12 gola e pesë asistime në 34 ndeshje.

Braziliani i është ofruar edhe Barcelonës dhe Real Madridit, por duket se dy skuadrat spanjolle nuk e kanë në plan të nënshkruajnë me të.

Me Liverpoolin, Roberto Firmino ishte shpallur kampion i Ligës së Kmapionëve në vitin 2019, po ashtu ishte edhe fitues i Premier League një sezon më vonë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.