
Skuadra e Juventusit ka shprehur interesim për qendërmbrojtësin Nicolas Otamendi, kanë raportuar mediat italiane.
Argjentinasi do të largohet këtë verë nga Benfica si lojtar i lirë dhe Juventusi tashmë ka bërë gati ofertën për ta bindur 35-vjeçarin që të transferohet në Itali.
Mësohet se atij i është ofruar kontratë njëvjeçare me opsionin e vazhdimit edhe për vitin e dytë, pasi Otamendi po shihet si përforcim i mirë për mbrojtjen.
Otamendi iu bashkua klubit portugez në vitin 2020 pasi paraprakisht ishte pjesë e kampionatit anglez aty ku veshi fanellën e Manchester Cityt.
Për kartonin e tij Benfica kishte paguar rreth 15 milionë euro.
Otamendi ka fituar titullin e Kupës së Botës me Argjentinën, ndërsa ka përvojë të madhe në Evropë pasi ka luajtur në Premier Leagu dhe në La Liga.
Këtë edicion ai ka regjistruar 45 paraqitje, ku ka kontribuar me 2 gola e 1 asistim për Benfican.