Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Rami Hadar prezantohet te Kosova

Gazeta10
22 May 2023 - 15:01

Rami Hadar është selektori i ri i Përfaqësueses së Kosovës në basketboll.

Hadar është prezantuar të hënën në një konference për shtyp të organizuar nga FBK-ja.

Hadar ka firmosur kontratë deri në vitin 2026 me FBK.

Ai së fundmi, ishte trajner i Pejës, ekip me të cilin ka fituar titullin e kampionit dhe do të udhëheqë edhe edicionin tjetër.

“Falënderoj Federatën për mundësinë e dhënë dhe këtë e shoh si sfidë në karrierën time që më është besuar kjo punë. Mund të them se gjatë tre muajve këtu, kam mësuar shumë për kulturën e juaj dhe kam takuar njerëz fantastik që më kanë pritur mirë, ndihem si pjesë e këtij vendi. Jam tepër krenar dhe do të jap më të mirën për këtë punë që të kemi rezultate të mira. Besoj në pasionin, ekipin dhe gjithë përkrahjen që do ta kem. Kështu që, falënderoj të gjithë Federatën që besoi në mua, për të ma dhënë ekipin. Jam i bindur se do të kem rezultate të mira”, ka deklaruar Hadar.

Ai shtoi se kur erdhi në Kosovë, e ndjeu se ishte vendi i duhur për të.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.